×
  • Lajme
  • Lajme

    Analisti i T7 thotë se analisti i Dukagjinit ka bërë parashikim paushall

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 9:55

    Analisti Armend Muja ka dhënë disa rezultate të sondazheve nëse Kosova shkon në zgjedhje të reja për shkak të ndonjë ngërçi të mundshëm politik.


    Muja, në RTV Dukagjini,  folur për  disponimin e qytetarëve pas zhvillimeve të fundit.

    Ai ka thënë se në bazë të sondazheve të fundit të mbajtura para një muaji, Vetëvendosje kryeson me 31%, LDK ka 23% të elektoratit, ndërsa PDK-ja ka 22%.

    Sipas Mujës në bazë të këtyre matjeve Vetëvendosjes i konvenojnë zgjedhjet e reja, transmeton Reporteri.net.

    Ndaj këtij parashikimi ka reaguar analisti tjetër Blerim Vela i cili ka thënë se ky rezultat nuk është i mundur.

    Vela ka thënë se duhet pasur parasysh qe partitë e komuniteteve minoritare që kanë kaluar pragun me 6 tetor kanë marrë 10% te votava, ndërsa partitë që nuk kanë kaluar pragun rreth 1.5%.

    Sipas Velës kjo i bie që përqindja total e votave të disponueshme për partitë shqiptare është 88.5%.

    “Sipas parashikimit, LVV, LDK dhe PDK kane 76%, duke lene te nenkuptohet qe 12.5% te votave jane per AAK, Nismen, AKR dhe PSD. Keto parti ne zgjedhje e fundit kane pasur 16.5% te votes se pergjithshme”, shkruan ndër të tjera Vela.

    Postimi i plotë:

    A mund te jete i sakte “parashikimi” qe LVV ka 31% te mbeshtetjes qytetare, perderisa LDK ka 23% dhe PDK 22%?

    Pergjigjja e shkurte ndaj ketij ” parashikimi” paushall eshte JO. Se pari, duhet pasur parasysh qe partite e komuniteteve minoritare qe kane kaluar pragun me 6 tetor kane marre 10% te votava, ndersa partite qe nuk kane kaluar pragun rreth 1.5%. Kjo i bie qe perqindja total e votave te disponueshme per partite shqiptare eshte 88.5%. Sipas parashikimit, LVV, LDK dhe PDK kane 76%, duke lene te nenkuptohet qe 12.5% te votave jane per AAK, Nismen, AKR dhe PSD. Keto parti ne zgjedhje e fundit kane pasur 16.5% te votes se pergjithshme.

    Se dyti, nese merren per baze rezultatet e zgjedhjeve te fundit, LVV duhet te shenoj rritje prej 4.7% apo rreth 40 mije votash, derisa LDK te shenoi renie prej 1.5% apo rreth 12 mije votash, ndersa PDK te shenoi rritje prej 0.8% apo rreth 7 mije votash. Kjo i bie qe LVV shtimin e saj prej 35 mije votash duhet ta kerkoj tek subjektet tjera.

    Se treti, arsye shtese qe e bene te pabesueshem kete parashikim eshte mosparaqitja e te dhenave per AAK, Nismen, AKR dhe PSD. Per tu permbushur “parashikimi” qe LVV te merr 31% keto subjekte se bashku duhet te humbasin 4% te votave apo rreth 33 mije vota. Shtrohet pyetja, sa eshte e besueshme qe nje votues potencial i AAK, Nismes, AKR dhe PSD do te mund te votoi per LVV kur dihen mosperputhjet vlerore dhe konfliktin e hapur qe ekziston mes tyre? Pak e mundshme, per mos te thene e pamundshme fare.

    Ne fund, per te qene i besueshem “parashikimi” se LVV ka 31% te mbeshtetjes se qytetareve, LDK dhe PDK nuk duhet te kalojne 20% te mbeshtetjes qytetare. Megjithate, nje parashikim i tille duhet te bazohet ne te dhena konkrete nga terreni qe te mund te jete i besueshem. Mediat do te ishte mire qe ti bejne #FactCheck pretendimeve te tilla para se ti publikojne, sepse krijohet pershtypja e gabuar qe po prezantohen fakte, ndersa ne te vertete jane pretendime paushalle.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!