×
  • Lajme
  • Lajme

    Melihate Tërmkolli: Kurti të vendos ia mbanë apo jo të bëhet kryeministër

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 10:39

    Edhe ish-deputetja Melihate Tërmkolli, është përfshirë në debatin mes LDK-së e VV-së për mosarritjen e marrëveshjes së koalicionit qeverisës.


    Ajo thotë se VV nuk është fituese e zgjedhjeve që ja mundëson krijimin e qeverisë si e vetme, mirëpo, parti e parë me një diferencë shumë të vogël me LDK-në.

    “Nëse qytetarët e paskan zgjedhur Albin Kurtin kryeministër siç po deklarohen ‘filozofët’ e VV-së, atëherë le të bëhet kryeministër. Askush nuk po e ndalë. Pse duhet të bisedojë me LDK-në a këdo tjetër?! Duket e çuditshme që për disa muaj në fjalorin e bisedimeve për bashkëqeverisje eventuale me LDK-në, ata përdorin terma si: nuk ia japim presidentin, nuk e japim X ministrinë etj. Nëse i keni, mos i jepni, pse duhet dhënë. Arroganca dhe despotizmi i eksponentëve të VV-së, është e frikshme, ende pa pushtet real. Tipike për të majtën ekstreme. Sjelljet e tilla të VV-së si ‘zotër’ të Kosovës apo të LDK-së nuk kalojnë. “No pasaran”, Albin!”, ka deklaruar Tërmkolli.

    Sipas saj Kurti e ka të vështirë që të qeverisë me dikë, cilado që të jetë ajo parti.

    “Albini, është vështirë të qeverisë bashkë me dikë, cilado parti të jetë, aq më pak si i barabartë ose afërsisht i barabartë me dikë si është rasti tani me LDK-në, prandaj edhe del të jetë e vështirë arritja e marrëveshjes për qeverisje të përbashkët dhe edhe nëse arrihet ndonjë marrëveshje, qeverisja e përbashkët, vështirë të funksionojë. Albini duhet të vendosë, ia mbanë apo nuk ia mbanë të bëhet Kryeministër”, ka deklaruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!