×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Syri i Popullit është Vetëvendosje

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 12:22

    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë, ka folur për dëshminë që kreu i VV-së, Albin Kurti dha sot në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, lidhur me kallëzimin penal të bërë ndaj tij dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi.


    Veseli ndër të tjera tha se ky kallëzim penal është vetëm improvizim për të fshehur paaftësinë për ndërtimin e koalicionit të ardhshëm qeverisës nga ana e Vetëvendosjes, shkruan Reporteri.net

    Veseli ndër të  tjera është shprehur se “Syri i Popullit” nuk është fiktive por se kjo organizatë ka ndërmarrë veprime konkretet në 5 vitet e fundit, duke filluar nga sulmet e ndryshme ndaj eksponentëve që kanë qenë në pozitë.

    “Tentativa për ti ikur të vërtetës, paaftësia për ndërtimin e koalicionit qeveritar me këtë improvizimin e Syrit të Popullit është një paaftësi e dyfishtë. Syri i Popullit nuk është fiktive, është reale, ka njerëz të plagosur, ka djegie të makinave, sulme ndaj deputetëve, familjeve,  sulme të kryeministrave, zëvendëskryeministrave, eksponentë që kanë qenë gjatë këtyre 5 viteve në qeverisje, në pjesën e pozitës të cilat i ka bërë Syri i Popullit, pavarësisht se ndonjë prokuror i korruptuar mendon se në rrethana të reja mund të mbyllen rastet. Unë do ti shkoj deri në fund dhe nuk më bën përshtypje aspak”, është shprehur ndër të tjera ai.

    Kujtojmë se gjatë ditës së sotme kreu i VV-së, Albin Kurti pas dëshmisë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka kërkuar që Prokurori të ngre aktakuzë ndaj Thaçit dhe Veselit dhe që procesi të përfundojë me dënimin e këtyre dyve./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!