×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti skeptik si kurrë më parë për koalicion me LDK-në: Shpresoj që nuk po e betonojnë marrëveshjen

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 11:20

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për ngrirjen e negociatave mes partisë së tij dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar.


    Kurti ka komentuar mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që pritet të mbahet sot, duke thënë se pret që nga kjo mbledhje LDK të dalë me zgjidhje për zhbllokimin e situatës e jo me kërkesat e zakonshme të cilat do të çonin në, siç është shprehur ai betonimin e marrëveshjes mes këtyre dy subjekteve, shkruan Reporteri.net.

    Lideri i VV-së ka konfirmuar se ende nuk është caktuar takimi i radhës mes tij dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa, porse beson që do të takohen gjatë kësaj jave.

    “Unë me siguri që kam besuar se duhet të ketë takim këtë javë, por nuk dua të ndërhyj te LDK e cila ka thirrur Këshillin e Përgjithshëm. Vetëvendosje mbledhjen e këshillit do ta mbaj pasi ta kemi marrëveshjen me LDK-në. Mbetet të shihet se kjo mbledhje a është thirrur për të betonuar marrëveshjen me kërkesat e njohura deri më tani apo për ta zhbllokuar situatën”, është shprehur ndër të tjera Kurti. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!