×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli pasi pyetet a beson se do të konstituohet Kuvendi më 26 dhjetor: Besoj në Zotin dhe kombin tim

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 12:05

    Kryetari në detyrë i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë ku është bërë përgatitja e seancës konstituive të 26 dhjetorit, është pyetur nëse beson se do të konstituohen institucionet ka thënë se pret që të krijohen sa më shpejt.


    “Besoj në Zotin, në kombin tim, këto tjerat pak më bëjnë përshtypje. PDK do të jetë opozitë, do të jemi konstitent në qëndrimet për mbrojtjen e interesave të qytetarëve, Kosova duhet me ec përpara, nuk kemi lluks të vonohemi dhe presim një seriozitet që institucionet të krijohen sa më shpejt”, ka deklaruar Veseli, shkruan Reporteri.net.

    Veseli ka bërë të ditur se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca konstituive e 26 dhjetorit të mbahet nga ora 15:00. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!