Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mes dy kamionave te “Ura e Gjakut” në Mitrovicë, me ç’rast ka mbetur i lënduar një person.
Aksidenti ka ndodhur mes dy kamionëve, njëri i Kompanisë Uniteti dhe njëri kamion me tabela të Novi Pazarit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Po ka ndodhur një aksident mes dy kamionëve. Nga informatat që kam ka mbetur i lënduar një person”, ka thënë Zahiti për Reporteri.net.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës dhe po merret me rastin. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.