×
  • Lajme
  • Botë

    BE aprovon grant rreth 200 milionësh për Ballkanin Perëndimor

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 14:16

    Bordi Drejtues i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), ka aprovuar një grant me një shumë afër 200 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian.


    Është njoftuar se është aprovuar granti prej 194 milionësh nga BE dhe donator dypalësh për projekte të reja në fushën e infrastrukturës digjitale, të mjedisit, transportit dhe energjisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

    Për aprovimin e këtij granti është bërë e ditur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

    Sipas BERZH, këto projekte do të financohen më tej nga kreditë e kësaj banke dhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!