Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas mbledhjes me anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ka folur edhe për negociatat me VV’në, dhe kalimin e ngërçit të krijuar nga përfshirja e postit të presidentit në marrëveshjen e koalicionit.
Ai ka treguar detaje nga takimi i fundit me Kurtin, ku ka thënë t’i ketë propozuar që në marrëveshje të përfshihet kompromisi ku LDK në kohën kur do të zgjidhet presidenti, LDK të heq dorë nga një ministri, duke ngelur me katër sosh, dhe VV t’i ketë gjashtë ministri.
“Ne e kemi dhënë një propozim në takmin e kaluar se si ta kalojmë këtë situatë, por nuk kemi parë gatishmëri për këtë. Ne kemi propozuar që në momentin që e votojmë presientin, VV’së të ia japim edhe një ministri, që ajo t’i bëj gjashtë sosh dhe ne të ngelemi me katër”, ka thënë Mustafa.
Ndërsa duke folur për kërkesën e VV’së që LDK ta jap edhe emrin e kandidatit për president, Mustafa ka thënë se këtë nuk e pranojnë, pasi kjo sipas tij është më e logjikshme të bëhet kur t’i vij koha zgjedhjes së presidentit, dhe flet edhe për rreth një vit e gjysmë.
“Ne nuk kemi përcaktuar emra për ministra, kryeparlamentar, zv.kryeministër, dhe emrin e kandidatit për president do ta japim kur të fillon procedura për zgjedhjen e presidentit”.
Ndërsa, duke folur për takimin e ardhshëm, ai ka thënë se do t’i përgjigjen ftesës së VV’së, kurdo që ajo të u dërgohet.
“Ne do t’i përgjigjemi ftesës së VV’së për takimet e ardhshme. Pjesë e marrëveshjes duhet të jenë të gjitha pozitat me të cilat do të sfidohet ky koalicion gjatë katër viteve. Nuk do të duhet të kemi koalicion i cili mund të sfidohet nga zgjedhja e Presidentit”. /reporteri.net