Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka konfirmuar se nesër do të takojë delegacionin e Bunderstagut gjerman, të udhëhequr nga njeriu i afërt i Angela Merkel, Peter Bauer.
Mustafa, bëri të ditur se takimi me Bauer dhe të tjerët, të cilët sonte pritet të arrijnë në Prishtinë, do të ndodhë paraditen e së enjtes, shkruan Reporteri.net.
Gazeta Online “Reporteri.net”, me burime ka raportuar, se po të enjten parashihet të ndodhë edhe takimi i radhës Kurti-Mustafa.
Përkundër se Mustafa tha se është duke pritur ftesë nga Albin Kurti për të mbajtur takimin e radhës në përpjekje për finalizim të marrëveshjes politike për bashkëqeverisjeje.
“Do të vazhdojmë t’i përgjigjemi ftesës së VV-së për takimet e ardhshme”, tha Mustafa në një konferencë për media pasi takoi anëtarët e këshillit drejtues të LDK-së.
Nga ana tjetër, i dërguari i Merkel në Kosovë të enjten do të takojë edhe kryetarin e VV-së, Albin Kurti.