Kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot për herë të parë foli gjatë për ecurinë e negociatave me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, për një marrëveshje qeverisëse. Mustafa foli për kushtet e LDK-së, ofertat dhe planin B.
Ajo çka Mustafa la të nënkuptohet është se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk heq dorë nga posti i presidentit, shkruan Reporteri.net.
“Ne e kemi dhënë një propozim në takmin e kaluar se si ta kalojmë këtë situatë, por nuk kemi parë gatishmëri për këtë. Ne kemi propozuar që në momentin që e votojmë presientin, VV’së të ia japim edhe një ministri, që ajo t’i bëj gjashtë sosh dhe ne të ngelemi me katër”, ka thënë Mustafa.
Se LDK është e vendosur të mosh eq dorë nga presidenti e tha edhe mbrëmë njëriu i bësueshëm i Mustafes, Avdullah Hoti.
“Nëse nuk marrim postin e presidentit, shkojmë në opozitë”, ka thënë Hoti.
“Ne jemi partia më e vjetër në Kosovë dhe si të tillë kemi përvojë në ndërtimin e institucioneve. Po ashtu ne jemi parti shtetndërtuese dhe si e tillë kemi futur historikisht njerëzit më të mirë të mundshëm nëpër poste drejtuese”.
“Ky nuk është kushtëzim. Është një qasje ferr nga partia më e vjetër në Kosovë e cila po pranon që kryeministri të i takojë Lëvizjes Vetëvendosje”.
Nga Vetëvendosje nuk kan folur ende që nga dje, për këtë pozicion të palekundur të LDK-së. Kurti krejt çka tha sot ishte se ‘shpreson në vazhdimin e takimeve dhe gjetjen e një kompromisi’
Duke folur për kërkesën e VV’së që LDK ta jap edhe emrin e kandidatit për president, Mustafa tha sot se këtë nuk e pranojnë, pasi kjo sipas tij është më e logjikshme të bëhet kur t’i vij koha zgjedhjes së presidentit, dhe flet edhe për rreth një vit e gjysmë.
“Ne nuk kemi përcaktuar emra për ministra, kryeparlamentar, zv.kryeministër, dhe emrin e kandidatit për president do ta japim kur të fillon procedura për zgjedhjen e presidentit”.
Ndërsa, duke folur për takimin e ardhshëm, ai ka thënë se do t’i përgjigjen ftesës së VV’së, kurdo që ajo të u dërgohet.
“Ne do t’i përgjigjemi ftesës së VV’së për takimet e ardhshme. Pjesë e marrëveshjes duhet të jenë të gjitha pozitat me të cilat do të sfidohet ky koalicion gjatë katër viteve. Nuk do të duhet të kemi koalicion i cili mund të sfidohet nga zgjedhja e Presidentit”. /reporteri.net