Anëtarja e Kryesisë së Lëvijzes Vetëvendosje dhe deputete e zgjedhur, Albulena Haxhiu ka folur ashpër për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në një mënyrë i ka quajtur si të pangopur për pushtet.
Në një status në Facebook ajo ka shkruar se Vetëvendosje nuk i pranon ofertat e LDK-së.
“Mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre. Përveç që i duan zv.KM e parë, 5 ministri dhe gjysmën e programit, LDK e don edhe kryeparlamentarin edhe presidentin. Pra, e duan gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër! Jo falemnderit”, ka shkruar ajo.
Isa Mustafa la të nënkuptohet sot është se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk heq dorë nga posti i presidentit, shkruan Reporteri.net.
“Ne e kemi dhënë një propozim në takmin e kaluar se si ta kalojmë këtë situatë, por nuk kemi parë gatishmëri për këtë. Ne kemi propozuar që në momentin që e votojmë presidentin, VV’së të ia japim edhe një ministri, që ajo t’i bëj gjashtë sosh dhe ne të ngelemi me katër”, ka thënë Mustafa. /Reporteri.net/.