Një javë pasi u panë bashkë duke u regjistruar si deputetë në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e kanë dëshmuar edhe një herë afërsinë. Ata nuk kanë hezituar të rrinë bashkë nëpër tavolina, në ceremoninë e dhënies së Çmimeve FIDES 2019, shkruan Reporteri.net
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në këtë ceremoni, u pyet për takimin e LDK-së dhe ka thënë se nga deklaratat e Isa Mustafës dhënë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nuk është që ka dëgjuar diçka të re, përpos atyre që kanë qenë të njohura për të, raporton Ekonomia Online.
Kur Osmani dhe Kurti u fotografuan bashkë në Kuvend, pati reagime të mëdha në publik për afersinë e tyre, duke u nënkuptuar sikur Albini po e përdorë Vjosa Osmanin për ta dobësuar gardën tjetër të LDK-së.
Në LDK ndërkaq ishte përplasja e madhe. Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së tha se ‘Vjosa Osmani duhët të japë sqarime për këto takime me Kurtin’, ndërkaq Osmani u përgjigj se ‘nuk i jep askujt sqarime për këto takime’. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.