×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston dy serbë të dyshuar për mashtrim, regjistronin firma fiktive në Kosovë

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 20:15

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy serbë me inicialet S.D. dhe S.S. me dyshimin se kanë mashtruar me anë të një firme fiktive.


    Të dyshuarit sipas policisë kanë ushtruar aktivitetet e tyre në rajonin e Mitrovicës, Prishtinës dhe Gjilanit.

    Policia si prova material ka konfiskuar 13 telefona (Samsung Galaxy A80) dhe një automjet.

    “Disa persona të dyshuar kanë regjistruar firma fiktive të biznesit pa ndonjë aktivitet afarist me qëllim “ mashtrimi”. Marr parasysh hapësirën e shtrirjes se aktivitetit të dyshuar, në rajonin e Mitrovicës, Prishtinës dhe Gjilanit, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, rajoni i Gjilanit dhe rajoni i Mitrovicës Jugu, sot është realizuar arrestimi i dy personave të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘mashtrim”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Me vendim të prokurorit dy personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!