×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kuvendi i Shqipërisë miraton paketën antishpifje, shkaktohen shumë debate mes gazetarëve dhe mazhorancës

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 21:01

    Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar paketa antishpifje, e cila ka shkaktuar shumë debate ditët e fundit midis gazetarëve dhe mazhorancës socialiste.


    82 deputetë dhanë votën e tyre për paketën për të cilën kryeministri Edi Rama thotë se do të luftojë lajmet e rreme dhe shpifjet në median online, ndërsa gazetarët e konsiderojnë kapje dhe kontroll mbi median.

    Vetëm 13 deputetë u shprehën kundër kësaj pakete, 5 abstenuan dhe 5 deputetë nuk morën pjesë në votim.

    Me paketën e re, Autoriteti i Mediave Audiovizive merr kompetenca për gjobitjen dhe deri në mbylljen e portaleve nëse gjykon se kanë publikuar shpifje apo lajme të rreme.

    Gazetarët argumentojnë se AMA nuk mund të marrë kompetenca që i takojnë gjykatës.

    Tashmë do të jetë Presidenti i Republikës që do të vendosë nëse do e dekretojë ligjin apo do e rikthejë për shqyrtim në Parlament./tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!