×
  • Lajme
  • Lajme

    Ajri i ndotur në Prishtinë, bustit të Ibrahim Rugovës e Zahir Pajazitit, i vendoset maskë mbrojtëse

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 21:32

    Disa të rinjë në kryeqytet, kanë ndërmarrë një veprim mjaftë interesant.


    Ata kanë vendosur maska të bardha në bustet e heronjëve në sheshet e kryeqytetit.

    Bustet si: Nëna Terezë, Madeleine Albright, Ibrahim Rugova dhe Zahir Pajaziti, u bënë me maska mbrojtëse.

    Ky veprim si duket u ndërmorrë si revoltë ndaj ajrit të ndotur i cili ka kapluar tërë Prishtinën këto ditë.

    Njoftimin me fotografi, e ka bërë aktivistja e shoqërisë civile, Adelina Tërshani, ajo në mbishkrimin e fotografive ka shkruar “Na Helmuat”.

    Kujtojmë se që nga muaji nëntor i këtij viti, gjendja e ajrit është përkeqësuar mjaftë shumë.

    Cilësia e ajrit momentalisht në Prishtinë është 212, shifër kjo e cila e rendit Prishtinën në vendin e katërt të qyteteve më të ndotura në botë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!