Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medieve, Harlem Desir, e ka dënuar sulmin që iministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i ka bërë mbrëmë gazetarit Ensar Ramadani.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter.
“Unë e dënoj rëndë incidentin e fundit që ka ndodhur në Kosovë, ku një politikan e sulmoi fizikisht gazetarin e Indeksonline, Ensar Ramadani. Ky sulm duhet të hetohet në tërësi, siguria e gazetarëve duhet të jetë thelbësore që të ketë liri të mediave”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se mbrëmë gazetari Ensar Ramadani është sulmuar fizikisht nga ministri në detyrë, Endrit Shala, teksa po raportonte për plagosjen e këshilltarit të Fatmir Limajt.
I strongly condemn the recent incident in #Kosovo in which a politician physically attacked #Indexonline journalist Ensar Ramadani. This assault must be investigated thoroughly; safety of journalists must be ensured and is crucial for #mediafreedom.
— OSCE media freedom (@OSCE_RFoM) December 18, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.