Sot rreth orës 01:00, njësitë patrulluese të Stacionit Policor në Fushë Kosovë, kanë arrestuar pesë persona të dyshuar, për disa vjedhje të rënda.
Personat e dyshuar, dyshohet të jenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve të rënda kryesisht vjedhjeje të baterive/ akumulatorëve, të makinerive të rënda/kamionëve, raste këto që kanë ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës dhe në disa lokacione në Prishtinë.
Policia thotë se deri tani nga ana e hetuesve janë siguruar prova të mjaftueshme për nëntë raste të vjedhjeve të rënda, ku dyshohet se personat në fjalë janë të përfshirë.
“Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit, të pesë personat e dyshuar, janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.