×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani i thotë VV-së: Vendi mund të shkojë në zgjedhje

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 9:50

    Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka paralajmëruar  Vetëvendosjen me zgjedhje të reja nëse pas konstituimit të Kuvendit dështon formimi i qeverisë në dy rastet që obligon Kushtetuta.


    “Këto janë procedura Kushtetuese, nëse deri më datën 26 tetor nuk ka marrëveshje atëherë është çështje e partisë së parë të vendos nëse do të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi apo jo dhe të konstituohen institucionet apo e lenë për një datë tjetër. Vendi mund të shkojë në zgjedhje vetëm nëse pas konstituimit të Kuvendit dështon formimi i Qeverisë në dy rastet që ipen në përputhje me Kushtetutën”, tha Osmani për Ekonomia Online.

    Kurse lidhur me insistimin që partia e saj ta marrë pozitën e presidentit, Osmani këtë e quajti çështje të balancimit të pushteteve.

    “Osmani kur u pyet për pozitën e Presidentit, tha se është çështje e balansit të pushteteve dhe asgjë tjetër.“Ne këto çështje do t’i diskutojmë në tavolinë, në momentin e parë që ka takime, nuk është çështje e ngurimit, është çështje e balansit të pushteteve dhe asgjë tjetër”, tha ajo.

    Osmani tha se të gjitha çështjet do të diskutohen në tavolinë me VV-në në momentin që do të mbahet takimi i radhës ndërmjet VV-së dhe LDK-së.

    “Pra, vullneti ekziston besoj të tjerat diskutohen në tavolinë dhe është tejet me rëndësi të kuptohet që çështjet që janë shtruar në Këshillin e Përgjithshëm janë të tilla që i kanë dhënë përkrahje të plotë kryetarit dhe neve si nënkryetarë që negociojmë më VV-në në mënyrë që të diskutojmë çështjet që kanë mbetur të paakorduara dhe në fund të përpiqemi që të bëjmë një marrëveshje që është në të mirë të Kosovës”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!