Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin se partia e tij do të mbetet në opozitë, ndërsa ka shtuar se barra për krijimin e qeverisë bien mbi Vetëvendosjen si parti fituese.
“Ne jemi parti opozitare, nuk jemi palë e bisedave LDK-VV. Barra vjen mbi mandatarin me kriju qeverinë, temat që ndërlidhen me të, gjendet alternativa apo formula, sipas përvojës, barra bjen mbi partinë fituese me i gjetë formulat, me i akomodu pritjet e partnerëve”, tha Haradinaj, shkruan Reporteri.net.
Kurse sa i përket pozitës së presidentit, Haradinaj tha se momentalisht nuk kanë pikëpamje.
“Aleanca nuk obligohet nga diskutimet dy palëshe të tyre, nuk kemi pikëpamje tash për këtë temë sa i përket presidentit, qëndrojmë jashtë, është në përgjegjësinë e zotit Kurti, atij i bjen barra, kuptohet palët mund të kenë kërkesa nganjëherë të ndryshme, ai që është mandatar e ka këtë privilegj me i mandatu ato”, tha Hardinaj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.