×
  • Lajme
  • Lajme

    Personi që u gjend pa shenja jete afër Badovcit është roje i pyllit, dalin detaje të reja

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 10:29

    Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në rrugën Graçanicë – Gjilan, afër Badovcit.


    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe policia e Kosovës që ka konfirmuar se trupi i pajetë është gjetur mbrëmë rreth orës 21:50.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook se personi që u gjend i pajetë është një prej inspektorëve më të vjetër të pyllit në komunën e Prishtinës.

    “Mbrëmë Drejtoria e Inspekcionit është lajmëruar se është gjetur vetura e braktisur/hapur e njërit prej inspektorëve më të vjetër të pyllit të Komunës së Prishtinës N. Rr. në afërsi të Badovcit. Fatkeqësisht, pas arritjes së policisë është gjetur edhe trupi i pajetë i të ndjerit, i vrarë me armë zjarri, në zonën që e ruante si roje pylli. Trupi është përcjellë në Mjekësinë Ligjore ndërsa policia po zhvillon hetimet rreth rastit. Familjes i shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe si Komunë do të ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira. Nga Policia kërkojmë që sa më parë të zbardhet rasti dhe kryesit e veprës të sillen para drejtësisë. Ky rast edhe njëherë dëshmon rrezikun me të cilin përballen Inspektorët e Komunës”, ka shkruar Ahmeti. /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159208549257166

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!