Deputeti gjerman, Christian Schmidt pas takimit me krerët e VV-së dhe LDK-së ka ironizuar me ta, ndërsa ka folur për krjimin e institucioneve të reja, çka u ka bërë thirrje t’i krijojnë sa më shpejt.
Schmidt ka pohuar se palët nuk kanë nevojë të krijojnë një martesë dashurie, veç të kenë besim tek njëra-tjetra, shkruan Reporteri.net.
“Në këtë rast nuk është e thënë të krijjohet një martesë dashurie.S a për ta ilustruar këtë që e thash një nga presidentët federal të Gjermanisë e kanë pyetur nëse e don vendin e tij, ai ka thënë se e don gruan e vet. Ajo që dua të them është se nuk duhet krijuar lidhje dashurie, ka rëndësi të ketë besim në mes të palëve dhe kjo është serioze”, tha ai.
Si Schmidt edhe deputeti tjetër, Peter Beyer, kërkuan nga VV e LDK që të mos humbin kohë në detaje teknike, por të krijojnë sa më parë qeverinë e re. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.