×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetarja e VV-së “kërcënon” LDK-në: Nëse s’bëhet koalicioni, shkojmë në zgjedhje

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 14:46

    Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja nuk kanë së ndaluri duke ngacmuar njëra-tjetrën lidhur me postin e presidentit.


    Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, ka thumbuar LDK-në, me ç’rast i ka kujtuar kësaj partie se ishin ata që e zgjodhën në pozitën e presidentit, shkruan Reporteri.net.

    Ajo thotë se nëse nuk zbatohet vullneti qytetarë, do të shkohet në zgjedhje të reja.

    Postimi i Kollçakut:

    Nuk ka pengesa për zbatim të vullnetit qytetar, konstituim të Kuvendit dhe formim të Qeverisë.

    Çfarë po presim?

    Mos thuaj Presidentin, atë që vetë e zgjodhët, e i cili pavarësisht gjithash, ende nuk është i gatshëm të japë dorëheqje (apo deri në shkarkim).

    P.s
    Mos zbatim i vullnetit qytetar do të thotë:
    Zgjedhje!

    https://www.facebook.com/fatmire.kollcaku/posts/3313613352045229

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!