×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zhvillimet politike, Basha mbledh kryesinë e PD-së

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 15:30

    Kreu i opozitës, Lulzim Basha mbledh pasditen e sotme Kryesinë dhe ish grupin parlamentar demokrat.


    Mbledhja do të ketë në fokus situatën aktuale politike në vend dhe vjen vetëm 1 ditë pasi Kuvendi miratoi paketën anti-shpifje, por edhe pas dënimit të ish deputetit Ervin Salianji.

    Në mbledhje pritet të diskutohet edhe për propozimin e opozitës parlamentare në Komisionin e Posaçëm të reformës zgjedhore, për të ndryshuar sistemin në proporcional kombëtar me lista të hapura.

    Deri më tani, grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore, ende nuk ka diskutuar për çështjen e sistemit elektoral. Partitë aleate të demokratëve kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme kthimin tek listat e hapura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!