×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës ndalon mjetet piroteknike, 100 euro gjobë për shkelësit

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 15:35

    Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike për festat e fundvitit, nga data 20 dhjetor deri më 3 janar.


    Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Komuna e Prishtinës.

    “Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nënit 53 të Statutit të Komunës së Prishtinës, Kryetari i Komunës së Prishtinës nxjerrë urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike. Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2019 deri më 03 janar 2020”, thekson njoftimi.

    Po ashtu bëhet e ditur se për zbatimin e urdhëresës do të kujdeset Drejtoria e Inspeksionit, ndërkaq qytetarët të cilët nuk e përfillin urdhëresën do të gjobitën.

    “Për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspekcionit. Personat të cilët veprojnë në kundershtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!