×
  • Lajme
  • Lajme

    Tek pas dy ditëve Policia interviston Endrit Shalën për rrahjen e gazetarit

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 16:10

    Sot është intervistuar ministri në detyrë Endrit Shala nga hetuesit e Drejtorisë për Hetime e Krimeve të Rënda të PK-së, për sulmin ndaj gazetarit, Ensar Ramadani.


    Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

    “Sot, më 19.12.20109 me autorizim të prokurorit, nga hetuesit e Drejtorisë për Hetime e Krimeve të Rënda të PK-së, është intervistuar një i dyshuar në lidhje me rastin ‘Sulm’ të ndodhur, më 17.12.2019 “, thuhet në përgjigjen e PK-së dhënë Insajderit.

    Sipas Policisë së Kosovës, gazetari në fjalë është intervistuar ditën e incidentit.

    “Viktima është intervistuar ditën e incidentit. Hetuesit policorë në koordinim me organet e prokurorisë, janë duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet në kompletim të rastit në fjalë”, thuhet në përgjigjet e PK-së.

    Ndërkaq, dje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hapur hetimet për rastin në fjalë.

    Inspektorati Policor ka kërkuar suspendimin e dy policëve pas që ka pranuar ankesën e qytetarit (gazetarit) për incidentin që është raportuar të ketë ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) .

    Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, kishte sulmuar fizikisht të martën në mbrëmje gazetarin, Ensar Ramadani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!