×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Ushtrimet’ e Kurtit për kryeministër, vizitat dhe takimet jashtë vendit

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 17:16

    Dy muaj e ca ditë nga përfundimi i zgjedhjeve, garancia se si fitues do të ketë një koalicion qeverises me Lidhjen Demokratike të Koosvës, i kanë dhënë Albin Kurtit komoditetin që të bëjë ‘ushtrime’ për kryeministër. Për gjithë këtë kohë, përvec negociatave të vështira me LDK-në për një marrëveshje, ai ka realizuar vizita dhe takime jashtë vendit, dhe atë jo pak të rendësishme, shkruan Reporteri.net.


    Ai shkoi në Berlin ku edhe takoi zyrtarë të shtetit gjerman, deputetë e njerëz të afert me kancelaren Angela Merkel.

    Pas kësaj, takoi gati në mënyrë zyrtare, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe folën për bashkëpunim rajonal.

    Natyrisht, më pas edhe një takim me herë mikun e herë ‘armikun’ e tij, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Madje takimi i tyre zgjati nja 5 orë.

    E për nesër ka vendosur që të qëndrojë në Romë, në kryeqytetin italian, ku edhe atje do të ketë takime të ndryshme me zyrtarë nga shteti italian.

    Nuk i munguan shpesh edhe takimet në selinë e partisë, kryesisht nga ambasadorët e vendeve mike, të cilët u interesuan për ecurinë e negociatave për qeverinë e re dhe planet e saja për dialogun e fusha tjera.

    Edhe një javë kohë kanë mbetur që Albin Kurti ta nis pa drama punën si kryeministër. Një marrëveshje e tij me LDK-në e ‘largon’ mjegullën politike në vend duke e bërë vendin me institucione të reja. Posti i presidentit po e bllokon aktualisht marrëveshjen.

    Për një ujdi mes tyre janë cuar në këmbë edhe gjermanët. Sot në Prishtiën qendruan dy deputetë gjermanë, të afert me kancelaren Merkel, të cilët dhanë mesazhe të forta për një marrëveshje qeverisese./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!