×
  • Lajme
  • Lajme

    Thanë se do të takohen çdo ditë deri në marrëveshje, Mustafa e Kurti në pauzë që nga e shtuna

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 20:12

    Kurti e Mustafa nuk janë takuar që nga dita e shtunë, të dy partitë zgjedhin heshtjen.


    Ka kohë që po mundohen të arrijnë një marrëveshje për bashkëqeverisje.

    Por, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ai i Vetëvendosjes, nuk janë takuar nga e shtuna që lamë pas.

    Në atë takim udhëheqësit e dy partive që dolën të parat në zgjedhje nuk arritën marrëveshje e madje duket se edhe u larguan në qëndrime.

    Të dyja palët nuk po lëshojnë pe për pozitën e presidentit.

    Por, një ditë më parë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, Isa Mustafa tha se kanë dhënë edhe një mundësi.

    Për këtë qëndrim të LDK-së, T7 ka provuar gjatë gjithë ditës që ka provuar të marr një qëndrim nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Por, nga ky subjekt politik nuk kanë dashur të flasin.

    Ndërkohë, njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë që nuk duhet të ketë kushtëzime mes palëve.

    Pos kësaj Faton Abdullahu, thotë se dy partitë duhet të përkushtohen në formimin qeverisë sa më parë.

    Gjatë kësaj jave nuk është dhënë ndonjë sinjal se mund të ketë takim në mes të Isa Mustafës e Albin Kurtit. Ndërsa ky i fundit gjatë së enjtes ka qëndruar në Itali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!