Deri në 2 orë e 30 minuta janë pritjet për të hyrë në Kosovë përmes kufirit në Merdare.
Kjo është bërë e ditur nga Qendra për Menaxhim Kufitar. Ndërkaq për të dalë, nga e njëjta pikë kufitare, nevojiten 20 deri në 40 minuta.
Kujtojmë se me pritje të tilla madje edhe me të gjata, në të njëjtën pikë, janë përballur qytetarët në muajt e verës.
Pritjet kanë shkuar në më shumë se 7 orë për të dalë nga Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.