Sizmologu Edmond Dushi, foli për lëkundjet që u ndjen në Tiranë rreth orës 17:03, me epiqendër në Vorë me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter.
Sizmologu u shpreh se tërmeti i sotëm është në vazhdën e paslëkundjeve, dhe aktiviteti sizmik që la pas tërmeti i 26 nëntorit është në rënie.
Dushi, në Top Channel, gjithashtu konfirmoi që pas tërmetit apokaliptik të mëngjesit të 26 nëntorit kanë rënë rreth 2 mijë paslëkundje, ku rreth 600 prej tyre janë lokalizuar.
Natyrisht për ne që monitorojmë situatën nuk përbën shqetësim. Ne kemi pranuar që kjo do të vazhdojë, deri sa të stabilizohet aktiviteti sizmik. Situata në këndvështrimin tonë është normale, Këto lëkundje janë në vazhdën e paslëkundjeve, ne i kemi monitoruar çdo ditë.
“Nga të dhënat aktiviteti është drejt një niveli më të ulët sizmik, por tek tuk kemi dhe disa magnituta që shkaktojnë panik në disa zona lokale siç ishte ky i sotmi. Në total kemi pasur rreth 2000 pasgoditje të evidentuara, por të atyre të lokalizuara më shumë se 600. Kemi një tendencë në rënie, kemi kërcime herë pas here si i datës 10 dhjetor, 6 dhjetor si edhe i sotmi por këto janë shumë normale, nuk duhet të krijohet panik”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.