×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët e MKRS-së prej sot në grevë

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 8:23

    Këshilli Organizativ i Protestës në MKRS ka njoftuar se nga sot do të jenë në grevë.


    Greva mbahet për të kundërshtuar vendimin e ministrit në detyrë të Administratës Publike, Mahir Yagcilar, që objekti i MKRS-së, t’i jepet Presidencës.

    Zyrtari i lartë ligjor në MKRS, Bislim Bislimi ka njoftuar se greva do të zgjasë deri në momentin kur të rivendoset kjo çështje nga Qeveria e Kosovës.

    Sipas tij, lokacioni ku ndodhet kjo ndërtesë e pamundëson akomodimin e Presidencës, për çka shpenzimet që do të bëhen sipas tij janë keqpërdorim i parasë publike.

    Këshilli Organizativ i Protestës në MKRS, po ashtu do të paraqesë kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë të Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

    Ky i fundit të mërkurën mori vendim që në objektin e MKRS-së të zhvendoset Zyra e Presidentit./ksp

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!