×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshje mes disa të personave në një lokal nate në Prishtinë, plagoset njëri prej tyre

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 9:18
    Foto nga arkivi

    Mbrëmë në orët e vona të natës, një përleshje mes disa të rinjve ka ndodhur në një lokal nate në Prishtinë, duke rezultuar me plagosjen e njërit prej tyre, shkruan Reporteri.net.


    Policia ka treguar se i gjithë rasti ka ndodhur në një lokal në rrugën “Enver Zymberi”, 20 minuta para mesnatës, përkatësisht rreth orës 23:40 minuta,

    Njësitë policore kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa dyshohet se deri tek plagosja ka ardhur pas një zënke mes disa të rinjve.

    Në vendin e ngjarjes, Policia ka konfiskuar një armë, ka intervistuar të dyshuar dhe dëshmitarë.

    Me aktvendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë.

    “Rruga ,,Enver Zymberi” Prishtinë, 19.12.2019 rreth orës 23:40 Në një lokal ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Dyshohet se deri tek plagosja ka ardhur pasi një fjalosjeje (zënke) mes disa të rinjve. I plagosuri deklaron se është lënduar aksidentalisht vet-plagosur. Policia ka konfiskuar një armë, ka intervistuar të dyshuar dhe dëshmitarë. Me aktvendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë” thuhet në raport./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!