×
  • Lajme
  • Lajme

    Personi që u plagos mbrëmë në Prishtinë është zyrtar i Telekomit

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 9:30

    Mbrëmë në orët e vona të natës, një përleshje mes disa personave ka ndodhur në një lokal nate në Prishtinë, duke rezultuar me plagosjen e njërit prej tyre, shkruan Reporteri.net.


    Policia ka treguar se i gjithë rasti ka ndodhur në një lokal në rrugën “Enver Zymberi”, 20 minuta para mesnatës, përkatësisht rreth orës 23:40 minuta. Sipas policisë deri te plagosja ka ardhur pas një zënke mes disa personave të pranishëm. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një armë.

    Ndërkohë mediat raportojnë se personi që ka mbetur i plagosur është Shaban Ramaj,  zëvendësdrejtori i Departamentit të Logjistikës në Telekomin e Kosovës.

    Ndërkohë polica ka njoftuar se viktima ka deklaruar se është vetëplagosur.

    “Rruga ,,Enver Zymberi” Prishtinë, 19.12.2019 rreth orës 23:40 Në një lokal ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Dyshohet se deri tek plagosja ka ardhur pasi një fjalosjeje (zënke) mes disa të rinjve. I plagosuri deklaron se është lënduar aksidentalisht vet-plagosur. Policia ka konfiskuar një armë, ka intervistuar të dyshuar dhe dëshmitarë. Me aktvendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë” thuhet në raport./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!