Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk dihet nëse do të takohen sot.
Së paku deri tash nuk ka ndonjë konfirmim për takim.
“Ende s’kam ndonjë informacion për takim”, ka thënë Arlind Manxhuka zëdhënësi për media i VV-së
Kurti dhe Mustafa për herë të fundit janë takuar të shtunën e kaluar, një takim që ka zgjatur rreth 3 ore dhe i cili ka përfunduar pa marrëveshje
Dje, dy anëtarët e Bundestagut gjerman, Christian Schmidt dhe Peter Beyer, kanë takuar liderin e LVV-së Albin Kurtin dhe kreun e LDK-së Isa Mustafën, nga të cilët kanë kërkuar të veprojnë në krijimin sa më të shpejtë të qeverisë së ardhshme. Kërkesën e njëjtë në drejtim të këtyre dy partive e ka drejtuar edhe Zyra e BE-së në Kosovë, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe ajo e Britanisë së Madhe
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.