×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjermania jep katër milionë euro për rindërtimin e ndërtesave publike pas tërmetit në Shqipëri

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 14:19

    Qeveria Federale e Gjermanisë ka ndarë një grant prej katër milionë eurosh për rindërtimin e ndërtesave publike në Shqipëri të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.


    “Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike. Ky grant është një nga elementët e mbështetjes gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit i cili traumatizoi shumë shqiptarë”.

    “Ringritja e institucioneve publike do të jetë një element, i cili do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme”, tha ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf./ A2 CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!