Zëvendësdrejtori i Telekomit, Arsim Ramadani, ka reaguar në lidhje me përleshjen me armë mbrëmjen e kaluar.
Ramadani përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se nuk është i përfshirë në rast dhe ka shtuar se është i hapur të deklarohet lidhur me rastin.
“Unë jam i hapur që të flas e të deklarohem por kërkoj edhe njëherë raportim të saktë dhe jo tendecioz sikur është bërë sot.”, ka shkruar ai.
Një ndejë që do të shënonte përmbylljen e vitit të Telekomit eskaloi në përleshje mes zyrtarëve të kësaj kompanie Arsim Ramadanit e Shaban Ramajt, ku ky i fundit përfundoi i plagosur, shkruan Reporteri.net.
Ramadani e Ramaj që të dy punojnë në departamentin e logjistikës në Telekomin e Kosovës. Për këtë punë ata marrin shuma goxha të majme parash. Konkretisht shuma që Shaban Ramaj merr në këtë kompani është 2,250.83 euro, po aq sa merr edhe kolegu i tij Arsim Ramadani.
Raportohet se të dy janë punësuar në Telekom gjatë valës së fundit të punësimeve.
https://www.facebook.com/Arsim.Ramadani123/posts/2400569993404292
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.