×
  • Lajme
  • Lajme

    VV e LDK heshtin për takimin “sekret” Kurti-Mustafa

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 15:59

    Kur janë bërë gati një javë nga takimi i fundit, ku qëndruan për më shumë se tri orë, por pa arritur ndonjë rezultat konkret, kreu i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa ditën e sotme kanë pasur një takim tjetër, i cili po mbahet i “fshehtë” nga publiku.


    Reporteri.net shkruajti më herët se Mustafa e Kurti aktualisht ndodhen në Kuvendin e Kosovës në një takim që ka nisur qysh në orën 14:00 të pasdites së sotme.

    Gazeta publikoi edhe një foto ku shihet zyrtari e VV-së, Arianit Beqiri – njeri që i qëndron afër Kurtit – duke hyrë drejt Kuvendit të Kosovës. Aty shihet edhe vetura e kreut të VV-së, Albin Kurti.

    Për dallim nga takimet tjera, asnjëra palë nuk ka njoftuar për këtë takim, siç ka ndodhur në rastet e mëparshme. Madje Kurti në një prononcim para mediave gjatë ditës së sotme tha se takimet do të vazhdojnë, por duke mos dhënë detaje se kur.

    Ndërkohë, gazeta ka provuar të flas me zyrtarët e VV-së dhe LDK-së për këtë takim, por Arlind Manxhuka dhe Besian Mustafa nuk janë përgjigjur në thirrjet dhe pyetjet e Reporterit.

    Sidoqoftë, gjatë ditës është raportuar se Mustafa i ka propozuar Kurtit një ministri më shumë në këmbim të postit të presidentit, për të cilin propozim ka pasur shenja se Kurti është pajtuar.

    Ndryshe, ky takim vije një ditë pasi në Kosovë qëndruan dy deputetë të partisë së Angela Merkel, të cilët ishin të qartë në kërkesën për krijim të shpejtë të institucioneve./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!