×
  • Lajme
  • Lajme

    A e mori Vuçiq idenë e Mini-Shengenit nga Shkelzen Maliqi, për një aleancë serbo-shqiptare

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 18:09

    Mini-Shengeni Ballkanik, ka ndarë shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, por e ka bashkuar Serbinë e Shqipërinë, në një ide të bashkëpunimit rajonal, si alternativë pas ngecjes së integrimit në BE të rajonit.


    Sonte në Tiranë po zhvillojnë takim Edi Rama, Aleksandar Vuçiq e Zoran Zaev i Maqedonisë, por jo edhe dikush nga liderët institucional të Kosovës, edhe pse presidenti Hashim Thaçi ishte i ftuar.

    Por, nga lindi kjo ide? Publicisti Shkelzen Maliqi, ish’këshilltar i Edi Ramës në mandatin e parë të tij si kryeministër, tregon se çfarë i kishte thënë Vuçiq, kur kishin qenë në Beograd me delegacionin e qeverisë shqiptare.

    Maliqi thotë se ai personalisht e ka pasur një intervistë në RTK2, kanali në gjuhën serbe, ku kishte folur për nevojën e një lloj aleance serbo-shqiptare, si zgjidhje e krizës së fundit në rajon. Dhe këtë intervistë rreth një orëshe e kishte shikuar Vuçiqi, gjë të cilën ia kishte thënë vetë Maliqit, në takimin e Beogradit, përcjell reporteri.net.

    “E kam pasur një intervistë në RTK2, intervistë në kohën kur shkonim shpesh në Beograd. Vuçiq më tha se e kam dëgjuar atë intervistë rreth një orëshe, dhe tema kryesore e asaj interviste ka qenë se për zgjidhjen afatgjate të krizës tonë në perspektivë do të ishte të krijohet një lloj aleance serbo – shqiptare”, tregon Maliqi në Rubikon te Adriatik Kelmendi.

    Në këtë rast, ndërhynë moderatori Adriatik Kelmendi i cili i thotë Maliqit, se pra mund të konkludohet se kjo iniciativë paska ardhur nga ideja juaj, gjë që publicisti Maliqi nuk ia mohon. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!