Florian Dushi nga LDK, e ka quajtur si të fabrikuar sondazhin me të cilin Lëvizja Vetëvendosje po thirret se në rast të shkuarjes në zgjedhje do të fitonte 42 përqind të votave.
“Dështimi që përmes presionit publik të organizuar e të orkestruar ta detyrojnë LDK-në të futet në koalicion sipas kushteve të diktuara nga VV, po i shtyen të duken qesharak si në paraqitje ashtu edhe në metoda”, ka shkruar Dushi në Facebook.
“Së fundmi, bashkë me “kërcënimin” për zgjedhje, kanë filluar të publikojnë sondazhe të fabrikuara (vizatuara) sipas dëshirës së tyre, sa për t’u vetkënaqur bashkë me proletarët e tyre trushpërlarë!”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.