×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti befasohet pse Kurti e Haradinaj po heshtin ndaj fjalëve të Edi Ramës

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 22:06

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë mbrëmjes së djeshme nuk kurseu fare fjalët lidhur me politikanët e Kosovës, duke ironizuar madje se nuk janë as sa gjysma e nivelit të Policisë së Kosovës.


    Rama më tej shprehu kritika edhe për qasjen e Kosovës në projektin e Mini-schengenit ballkanik, projekt ky që udhëhiqet nga ai dhe presidenti serb Aleksandar Vuciq, shkruan Reporteri.net.

    E këto fjalë dhe veprime të kryeministrin shqiptar e kanë befasuar opinionistin Arben Ahmeti, i cili po cuditet me heshtjen e kryeministrit në ikje, Ramush Haradinaj, dhe atij në ardhje, Albin Kurti.

    “Të papritura veprimet e sidimos deklarimet e Edi Rames karshi Prishtines. Ajo qe po me befason eshte heshtja e Ramushit dhe Albinit?! A keni dicka per te deklaruar?!”, ka thënë Ahmeti.

    Ndryshe, Edi Rama shquhej për afërsi me presidentin Hashim Thaci, por edhe me këtë të fundit i ka dalur problem kohën e fundit, pasi Mini-Schengeni nuk gjeti përkrahje as tek miku i vjetër./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!