Para dy ditësh, teksa Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike, ishte duke mbajtur mbledhje, kryetari Isa Mustafa kishte marrë një telefonatë nga zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer.
E lidhur me atë se çka është biseduar në këtë telefonatë, për Blic Interview, ka folur anëtari i Kryesisë së LDK-së, Imri Ahmeti.
Ai ka thënë se me atë që ai ka informata, Palmer, është shprehur i interesuar që të informohet se deri ku kanë arritur negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Me atë që e di unë, në telefonatë Palmer është shprehur i interesuar se deri ku kanë arritur bisedat me Lëvizjen Vetëvendosje, për arritjen e koalicionit”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka folur edhe për takimin e Mustafës, me delegacionin gjerman, të dërguar në Kosovë nga ana e kancelares, Angela Merkel.
Kryetari i Lipjanit, e ka pranuar se ka presione nga ana e faktorëve ndërkombëtar, për arritjen e koalicionit LDK-VV, duke thënë se ky presion është pozitiv.
“Në fakt Astrit është normale sa i përket presioneve. Kosovën e presin shumë sfida të mëdha, për shkak të dialogut dhe gjërave tjera. Ndërkombëtarët normalisht që kërkojnë që të bëhet qeveria. Qëllimi i tyre është qëllim mirë. Në dijeninë time, është kërkesë e tyre që të përfundohet sa më parë çështje e formimit të qeverisë”, ka thënë ndër të tjera Imri Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.