Teksa në Tiranë po vazhdon edhe sot tentativa për krijimin e një Mini-Shengeni në kuadër të Samitit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë nismë.
Derisa nikoqirët e këtij Samiti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, si dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, janë takuar sot dhe dje në Tiranë, Kosova e Bosnjë e Hercegovina e kanë injoruar këtë takim, kurse Mali i Zi, siç është paralajmëruar, sot do t’u bashkëngjitet.Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell nuk do të marrë pjesë në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet edhe sot në Tiranë të Shqipërisë dhe në të cilin po përpiqet të jetësohet ideja për krijimin e një Mini-Shengeni Ballkanik.
Ndonëse kjo nismë është refuzuar parimisht nga autoritet kosovare, si dhe të Bosnjë e Hercegovinës, të vetëm në këtë takim po marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, si dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ndërkohë mospjesëmarrjen e Borellit në takimin e Tiranës, më 21 dhe 22 dhjetor, e ka komentuar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se shpreson që përveç Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kjo iniciativë do të zgjerohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.