×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Ramës: Nëse të dhimbsen kosovarët, hiqe taksën e Rrugës së Kombit

    Reporteri
    21 Dhjetor 2019 | 14:47

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës, i cili sot tha se refuzimi i përsëritur i Kosovës për të marrë pjesë në takimet për Minishengen është i pakuptueshëm dhe i dëmshëm për vetë Prishtinën zyrtare.


    Haradinaj në një konferencë për media ka sqaruar arsyet se pse Kosova nuk është pjesë e këtij Mini-Shengeni Ballkanik. Sipas tij në interes të Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian e jo në nisma të tilla rajonale siç është Mini-Shengeni Ballkanik, qëllimi i vetëm i të cilit sipas Haradinajt është heqja e taksës ndaj mallrave serbe, shkruan Reporteri.net.

    Ndër të tjera ai i ka sugjeruar Ramës se nëse i dhimbsen kosovarët le ta heqë taksën e Kukësit.

    “Pasi Ramës po i dhimben kosovarët t’ua heq qatë taksën e Kukësit dhe atëherë i kishim besua edhe në të tjera”, citohet të ketë thënë Haradinaj.

    Mirëpo, në fund Haradinaj sërish e përsëriti se Ramën e konsideron vëlla dhe se nuk po del kundër tij për shkak të interesave personale por atyre të shtetit.

    “Rama është vëllai ynë sepse edhe ai është shqiptar, por unë kam qenë i detyruar kundër ndarjes, jo për inati por për atë se nuk po na kontekston askush”, është shprehur Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!