×
  • Lajme
  • Lajme

    Matoshi i “vërsulet” Ramës: Vafsh n’ferr

    Reporteri
    21 Dhjetor 2019 | 15:41

    Këshilltari politik i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, ka reaguar ashpër rreth takimit të fundit në Tiranë në kuadër të projektit për Minishengen në të cilin po merr pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.


    Matoshi i irrituar ka shkruar “Rama, vafsh n’ferr”, në një shkrim të gjatë ku ia ka numëruar krimet e shtetit serb të kryera gjatë luftës në Kosovës kundër civilëve të pafajshëm.

    Matoshi gjithashtu ka kujtuar edhe faktin se ka qenë i zënë rob në një kamp përqëndrimi të Serbisë, ndërkohë ka kritikuar edhe dy ministrat kosovar, Gent Cakaj e Besa Shahini, duke i cilësuar si servil.

    Shkrimi i plotë i Matoshit:

    Rama, vafsh n’ferr!

    Gjatë luftës në Kosovë, jam marrë peng lufte dhe kam qenë i mbajtun për nji vit në Kampet serbe të Përqëndrimit, në Kosovë (Lipjan) dhe Serbi (Zabela, Požarevac), pra në hapësira biopilitike, ku pushon e drejta burgore dhe si viktimë, fotografia e Kryeministrit serb Vučić në Durrës tej ‘vuen i mërzitun’ për sh’pitë e rrënueme nga tërmeti, më shkakton jo vetëm neveri por edhe zemrim.

    Zotni Edi Ramës dhe ministrave të tij servilë, kosovarëve Besa Shahini e Gent Caka due me u rikujtu disa fakte:

    Sipas të dhânave zyrtare në Kosovë ka mbi 130 mijë shtëpi të rrënueme e djeguna me temel, 11 mijë civilë të vramë dhe të masakruem, mbi 20 mijë vajza e gra të dhunueme e kësaj shifre duhet shtue edhe të zhdukunit, rreth 1300 nga ta ende nuk e kanë nji varr me u prehë në qetësi. Serbia, në kohën kur Aleksandar Vučić ishte ministër i propagandës, ka dëbuar nga shtëpitë e tyne, jashtë Kosove, me trenat e vdekjes 800 mijë veta dhe për këtë, askush nga ‘vladar-ët’ e Beogradi nuk ka kërku falje si satisfaksion moral për viktimat, për më zi, vet miku i Kryeministrit shqiptar Rama, Vučić, vetëm pak ditë para se të shprehte keqardhjen e tij për shtëpitë e dâmtueme nfa tërmeti në Durrës e rrethinë, mohoi masakrën botnisht të dokumentume të Reçakut!?

    Vučić âsht bashkpjesëmarrës në Holokaustin kosovar dhe Kosova ka me e mbajtë përgjegjës atë përjetësisht.

    Rama i përgjigjet trupit politik shqiptar dhe jo Kosovës, por ai për viktimat, nji ndër ta edhe unë, do të vlejë si kafshues shpirtnash dhe nuk e ka të drejtën me folë as për Kosovën e leje mâ në emën të saj!?

    Pra, Rama kujdes, larg duert nga Kosova!?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!