×
  • Lajme
  • Lajme

    Padia ndaj Vuçiqit, Gjuriq e quan ekstremist Tomë Gashin

    Reporteri
    21 Dhjetor 2019 | 17:18

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, e ka quajtur ekstremist avokatin Tomë Gashi duke thënë se ka shumë të tillë në Prishtinë.


    “Urrejtja e ekstremistëve të ndryshëm në Prishtinë, përfshirë Tomë Gashin, ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq është një urrejtje për paqen dhe të ardhmen”, deklaroi sot Gjuriq.

    Ai këtë e tha për shkak të kallëzimit penal që Gashi ka ngritur në mbrojte të viktimave të Masakrës së Reçakut që i pari serb e mohoi.

    “Kjo konfirmohet më së miri nga protesta e Vetëvendosjes në Tiranë kundër përpjekjeve për të qetësuar marrëdhëniet politike në rajon dhe për inkurajimin zhvillimin e përbashkët ekonomik dhe duke liberalizuar lëvizjen e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit”, shkruan Tanjug.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!