×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama për Kosovën – si u shpall hero 5 vjet më parë në Beograd

    Reporteri
    21 Dhjetor 2019 | 20:24

    Pesë vjet më pare ndoshta nuk kishte një shqiptar në botë që nuk e kishte parë Edi Ramën si hero. Kryeministri i Shqipërisë kishte rreth një vit që kishte marrë detyrën, dhe në vizitën e tij historike në Serbi foli fort për pavarësinë e Kosovës. Dhe atë në zyrën me të rëndësishme në Serbi, të kryeministrit Aleksandër Vuçiq, shkruan Reporteri.net.


    Pesë vjet më vonë, në kohën kur Serbia po punon në heqjen e njohjeve për Kosovën, në mohimin e luftës dhe masakrave që ka bërë në Kosovë, presidenti i saj po e viziton Tiranën, në kuadër të një nisme për një Mini-Shengen Ballkanik. Kosova po refuzon të marrë pjesë. Kryeministri Edi Rama tani po e akuzon Kosovën se po izolohet. Ai nuk është më heroi si i 5 vjetëve më parë.

    Në vitin 2014 të gjithë ishin krenuar me paraqitjen e tij dinjitoze në Beograd.
    Kryeministri shqiptar, Edi Rama kishte theksuar në këtë konferencë se shteti i Kosovës është një realitet rajonal dhe botëror. Rama nënvizonte se shteti i Kosovës është një realitet që i jep më tepër stabilitet Ballkanit.

    Ai kishte folur edhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke theksuar se ato duhet të jenë bazuar në konventat ndërkombëtare.
    Një qëndrim i tillë i Ramës, kishte nervozuar fort kryeministrin serb. Kryeministri serb madje kishte hequr kufjen nga veshi dhe ka bërë një nënqeshje ironike kur Edi Rama ka folur për Kosovën. Në momentin që Rama tha se Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm, Vuçiq ka hequr kufjen e përkthimit në mënyrë demonstrative.

    “Nuk kam pritur provokim nga zoti Rama që e përmend Kosovën dhe nuk e di çfarë lidhjeje ka Kosova me zotin Rama, më vjen keq që e ka ngritur këtë çështje, për të cilën nuk jemi marrë vesh”, ka thënë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Reporteri.net/

    Për më shumë shikojeni deklaratën e Ramës në Beograd.

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/2558111074513094/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!