Edhe pse kaluar tri ditë nga vrasja e Nazmi Rrustemit, inspektor në Komunën e Prishtinës, autori apo autorët e krimit ndodhen ende të lirë. Motivet e vrasjes së 63-vjeçarit janë ende të paqarta.
Të mërkurën mbrëma Nazmi Rrustemi është gjetur pa shenja jete në afërsi të Liqenit të Badovcit, Prokuroria Themelore e Prishtinës, vdekjen e tij e ka cilësuar si ‘vrasje të rëndë’.
Dyshimet e para të Prokurorisë bëjnë me dije se Rrustemi u qëllua për vdekje nga arma e zjarrit.
Ndërkohë, në një përgjigje për Gazetën Sinjali, policia ka konfirmuar se të dyshuarit e vrasjes së tij nuk janë kapur akoma si dhe nuk dihet nëse kanë arritur të identifikojë ndonjë të tillë.
Për këtë rast ka folur edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në profilin e tij në Facebook, ai ka thënë se “ky rast edhe njëherë dëshmon rrezikun me të cilin përballen Inspektorët e Komunës“.
Kujtojmë se gjatë muajit dhjetor kanë ndodhur dy vrasje në Kosovë. Ditë më parë Gjykata e Ferizajt ka lënë në paraburgim prej 30 ditësh Trimor Lalinovcin dhe vëllain e tij për vrasjen e Shkodran Bytyqit, të cilin pasi Trimor Lalidrovci e kishte vrarë dyshohet se se ia kishte djegur edhe trupin.
I gjithë konflikti mes tyre kishte ardhur për shkak të një borxhi që dyshohet të ketë qenë prej 40 mijë eurove. Pasi që Lladrovci nuk ia kishte siguruar paratë për t’ia kthyer Shkodran Bytyqit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.