E bëri edhe këtë ay, kryeministri ynë! E bëri mbledhjen e ballkanasve veriorë, pa Kosovën dhe duke i kthyer dukshëm shpinën kësaj toke të përgjakur?!
Kush e këshillon?
Kush e shtrëngon, kush e mban peng dhe çfarë e nxit kryeministrin që duket se e njeh fare pak historinë e vendit të tij?
Ku ishte ky lloj robi, 20 vite më parë kur derdhej gjak në Kosovë dhe ay, hante peshk krudo, tregonte qyfyre dhe zbavitej, si ministër kulture?
Është kjo një hakmarrje ndaj Bashkimit Europian dhe ndaj Berlinit?
Është ky një lapsus?
Mendoj se ka kohë të kthehet pas ky, sepse ka shkelur një minë shumë të rrezikshme!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.