Gjatë ditës së sotme është raportuar se mërgimtarët të cilët po vijnë nga Europa në Kosovë, po presin me orë të tëra nëpër pikat kufitare.
E përveç pritjes së gjatë, në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, atyre u janë kontrolluar të gjitha gjerat që kanë pasur me vete
Lexues të Express kanë dërguar fotografi ku shihet se si çantat e tyre janë vendosur të gjitha në tokë dhe i janë nënshtruar një kontrolli të rreptë.
Po ashtu, ata kanë treguar se pritja në kufirin Serbi – Hungari ka zgjatur deri në dhjetë orë.
E pritje të gjata sot ka pasur edhe në pikën kufitare në Merdarë. Pritjet në hyrje në këtë pikë kufitare janë nga 220 deri në 280 minuta, ndërsa, kolona e gjatë është mbi 2500 metra.
Pas Merdarës, pritjet më të gjata janë në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë me 150 minuta dhe një kolonë prej 800 metrave.
Kurse, në Mutivodë pritjet janë nga 120 deri në 150 minuta ose një kolon nga 700 deri në 800 metra. Në Jarinje pritjet janë 60 minuta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.