×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj thumbon VV-në: PSD do të përballet me valën e re të popullizmit që do e prek Kosovën

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 17:59

    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues ku u zgjodhën organet e reja drejtuese, përmes një shkrimi në Facebook ka thumbuar ish-partinë e tij Vetëvendosje, edhe pse nuk e ka përmendur me emër.


    Ai ka thënë se partia e tij ka përpara një rrugë të gjatë e të mundimshme për të prodhuar në Kosovë një subjekt që përmes kritikës ideologjike dhe veprimit konkret do të përballet me valën e re të popullizmit që po e prekë edhe Kosovën, duke aluduar në VV-në, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Një javë pas zgjedhjes, Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate mbajti mbledhjen e parë ku zgjodhi Kryesinë e re të PSD-së, nënkryetarët dhe Sekretaren e Përgjithshme. Kryesia e përbërë nga 50% gra dhe 50% burra, është ekipa që sot mori përgjegjësinë e udhëheqjes së PSD-së në rrugën e saj të re.

    Kjo mbledhje u përshkua nga diskutimi mbi projektin e ri politik të PSD-së dhe profilizimin e ri të partisë, si parti e majtë progresive dhe anti-populliste. Gjatë muajit janar do të përmbyllet edhe faza e profilizimin të partisë.

    Bashkë me kryesinë e re kemi përpara një rrugë të gjatë e të mundimshme për të prodhuar në Kosovë një subjekt që përmes kritikës ideologjike dhe veprimit konkret do të përballet me valën e re të popullizmit që po e prekë edhe Kosovën.

    Urime të gjithë atyre që u zgjodhën sot në pozitat drejtuese të Partisë Socialdemokrate!

    https://www.facebook.com/dardan.molliqaj.10/posts/757908941376907

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!