×
  • Lajme
  • Lajme

    Muhamet Hamiti i LDK-së: Komunistët e duan pushtetin absolut

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 18:39

    Ndërsa VV dhe LDK nuk po pajtohen ende për lidhjen e koalicionit qeverisës, ku pengesë është bërë pozita e presidentit, zyrtarë nga partia e Isa Mustafës po thumbojnë partinë e Kurtit.


    Muhamet Hamiti nga LDK thotë se njerëzit me mendësi autoritare – komunistët në radhë të parë – e duan pushtetin absolut, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Kontrolli reciprok i pushteteve (checks and balances) mundëson funksionim demokratik të shoqërisë e të shtetit.

    Njerëzit me mendësi autoritare – komunistët në radhë të parë – e duan pushtetin absolut. Ky soj autokratësh kontrollin reciprok të pushteteve e sheh si cenim të pushtetit të tyre.
    Shembuj të kësaj mendësie ka shumë në Kosovë e në Shqipëri. /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/muhamet.hamiti.33/posts/10157930295309828

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!